Foto e makinës shtetërore me te cilën lëviz Klodian Zoto në Vlorë

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet i bindur se biznesmeni Klodian Zoto, i cili është shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, po bën pushime në Vlorë.

Në një dalje për mediat, Berisha ka publikuar madje dhe një foto të targës së makinës me të cilën lëviz sipas tij Zoto.

“Ku është Klodian Zoto? Bronzohet mirë dhe bukur në Vlorë. Në dispozicion të tij, e them me përgjegjësi, nga persona që nuk iu shpëton gjë…Kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto. Kjo është vetura e Integritet Energy. Klikoni dhe targën dhe e gjeni se kush e ka.”, tha Berisha.

Duke u ndalur te biznesmeni tjetër në kërkim, Mirel Mërtiri, tha se ai ndodhet në Vjenë.

“Sekreti që mban qeveria Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në gjykatën e shkallës së parë në Vjenë. Ai ka refuzuar azilin politik. Qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai t’ia mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve, Janë informacione të sigurta”, pohoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Veliaj i dha Ajolës rreth 97 mijë euro në vetëm 1 vit nga fondet e Bashkisë

Ola XAMA Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë Ajola Xoxa rezulton të jetë e punësuar …

Leave a Reply