Nga Luçiano BOÇI
Lajmi për bilancin e kompanisë ALBTEK ENERGY, ka trazuar dhe njëherë debatin politik dhe çështjen penale për impiantin e prodhimit të energjisë në inceneratorin e Elbasanit.
ALBTEK rezulton të ketë një fitim për 2022 rreth 860 milion lekë, megjithëse pronarja është e dënuar për aferën e inceneratorëve dhe kompania është në sekuestro.
Ndërkohë Inceneratori i Elbasanit i ka kaluar në pronësi Bashkisë Elbasan.
Atëhere një pyetje e thjeshtë: nga dolën këto fitime për ALBTEK?
Dhe përgjigja është po kaq e thjeshtë.
ALBTEK zotëron për 25 vite impiantin e prodhimit të energjisë brenda Inceneratorit, mgjs të akuzuarit përfshi Ramën dhe sot e kësaj dite deklarojnë pa asnjë përgjegjshmëri që impiantin e prodhimit të energjisë e ka BASHKIA Elbasan.
Ndërkohë të gjitha dokumentet përfshi ekstraktin e kompanisë në Qendrën Kombëtare të biznesit, tregojnë të kundërtën.
Fitimet që vijnë nga energjia i kalojnë ALBTEK, sipas kontratës korruptive të Ministrisë së Energjitikës të lidhur në mënyrë abuzive më 09.11.2016 mbi kontratën e parë të ndërtimit të inceneratorit të datës 16.12.2014.
ALBTEK ka dorëzuar INCENERATORIN por ka lënë aty gozhdën e Nastradimit me ndihmën e Ramës e Gjiknurit. Gozhda quhet IMPIANTI I PRODHIMIT TË ENERGJISË.
Dhe jo një gozhdë dosido si ajo e Nastradinit për të varur xhaketën, por një gozhdë që pjell jo pak, por plot 860 milion lekë, të marra nga taksat e qytetarëve të bashkive të qarkut Elbasan.
Një akt korruptiv që kërkon të zbardhet me urgjencë për të ndalur grabitjen e qytetarëve.
SPAK të mos hezitojë të zbardhë përfshirjen në krim të Kryeministrit!