Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Këlliçi është shprehur se denoncimi sot me fakte se Veliaj është pronari dhe garanti i inceneratorit të Tiranës, mesa duket vuri menjëherë në lëvizje makinerinë e shpifjeve dhe të baltës së mediave që financohen me paratë e inceneratorëve.
Postimi
Denoncimi sot me fakte se Veliaj është pronari dhe garanti i Inceneratorit të Tiranës, mesa duket vuri menjëherë në lëvizje makinerinë e shpifjeve dhe të baltës së mediave që financohen me paratë e inceneratorëve.
Kam disa pyetje që kërkojnë përgjigje për këta mjeshtrat e baltës dhe fake neës:
- A janë takuar ndonjëherë Erion Veliaj dhe Endri Fuga me Mirel Mërtirin?
- Nëse po, cila ka qenë arsyeja e takimit të tyre?
- Sa para ka marë italiani Bolino, pronari i një makinerie balte në funksion të Bashkisë Tiranë, nga konçensionet e qeverisë dhe taksat e shqiptarëve?
- Cilës media Erion Veliaj bashkë me qeverinë, i ka dhënë truallin që ishte destinuar për të ndërtuar një shkollë fillore, për ta kthyer në studio redaksie?
PS: Për pagesat nga inceneratorët rrini pa merak, se tashmë janë duke u hetuar nga SPAK.