Meloni me traget linje në Shqipëri, Rama lëviz me çarter të paguar nga qytetarët më të varfër në Europë

Ardhja e kryeministres së Italisë Giorgia Meloni në Shqipëri, ka qenë lajm i ditës. Së bashku me familjen e saj, Meloni mbërriti pasditen e kësaj të hëne në Portin e Vlorës me traget.

Kryeministrja e një prej 7 vendeve më të pasura në botë, për të ardhur në Shqipëri, i ka kursyer popullit të saj mijëra euro, duke udhëtuar për 8 orë me traget linje.

Nga ana tjetër, nëse bëjmë një krahasim me Edi Ramën, kryeministrin e njërit prej shteteve më të varfra në Europë, ka një paradoks të madh.

Rama, për të shkuar në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi apo në ndonjë nga shtete fqinje, ku udhëtimi me makinë i merr pak orë, zgjedh të fluturojë me charter që paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Kujtojmë se në media, në tetor 2022, u publikuan të dhëna të cilat tregonin sesa kishte shpenzuar Rama në udhëtimet e tij.

Deri në tetor 2022, Rama kishte kryer gjithsej 274 fluturime me charter, ndërsa që nga 2013 kur dhe fitoi postin e kryeministri, Rama kishte fluturuar 127 herë me avion personal apo “charter”.

Pra, Rama, kryeministri i njërit prej shteteve më të varfra të Europës shpenzon në udhëtime miliona euro, ndërsa në Facebook-un e tij publikon foto në avionët komercialë të Air Albania, duke të krijuar idenë se po fluturon me klasin ekonomik./Albeu

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply