Polici qëllohet me thikë gjatë një konflikti, në gjendje të rëndë në spital

Një efektiv i policisë së Vlorës është plagosur me thikë gjatë një konflikti. Bëhet e ditur se, polici 28-vjeçar Redian Caushaj është shtruar që mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.

Caushaj u godit befasisht me thikë në qafë nga një prej personave të përfshirë në një një sherrr në fshatin Pilur, kur ai ndërhyri për të qetësuar situatën.

Autori Th.M. 60 vjeç nga Piluri, e qëlloi dhe u largua në errësirë, duke i shkaktuar plagë të rëndë inspektorit. Redian Caushaj ka humbur shumë gjak dhe thirrjes së spitalit të Vlorës për të dhuruar gjak gjatë natës i janë përgjigjur shumë kolegë të 28-vjeçarit.

Ngjarja sipas Policisë

“Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira. Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.”

About Redaksia

Check Also

Media gjermane: 100 mijë protestues në Beograd kërkojnë qeveri teknike

Në qendër të Beogradit u mblodhën të dielën (22 dhjetor) mbi 100.000 njerëz, njoftoi Arkivi …

Leave a Reply