Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me një kallëzim që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë ndaj strukturës së forcave operacionale.
Mësohet se kallëzimi është bërë për një lidhje interneti që është zbuluar në godinën e tyre dhe dyshohet se përdorej nga agjentë të Forcave Operacionale.
Kallëzimi i AMP është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltian Bistri të arrestohej. Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka i arrestuar si porositës i disa vrasjeve.
Kjo linjë dyshohet se ishte e padeklaruar dhe është përdorur për të mos lënë gjurmë në IP në momentin që një agjent kryente veprime nga ajo linjë interneti.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se linja ka qenë e instaluar prej më shumë se një viti.
Kallëzimi në prokurori është bërë për shpërdorim detyre dhe përdorim i linjave të paautorizuara.