Koncesioni i sterilizimit, arrestohet ish-zvëndës ministri i Shëndetësisë, Beqaj nuk preket

Ish-zvëndës ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë arrestuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Masa sigurie janë vendosur edhe për zyrtarë të tjerë të përfshirë:

Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, ka akuzën e mashtrimit

Arrest shtëpie
Saimir Kadiu, drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj, drejtoreshë juridike

Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi

Rrapaj u ndalua nga policia në jug te vendit mbrëmjen e djeshme dhe u shoqërua nga autoritetet e policisë.

SPAK kishte bërë një njoftim në kufi që Rrapaj të shoqërohej për t’u marrë në pyetje nëse paraqitej në hyrje apo dalje të pikave kufitare.

Më herët SPAK ka marrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrit Klodian Rrjepaj.

Koncesioni i sterilizimit përllogaritet të ketë pasur një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe shtrihej në një afat 10-vjeçar

Tenderi i sterilizimit ka më se një vit që hetohet.

Mbrëmjen e djeshme  pranga ka rënë edhe biznesmeni që fitoi tenderin Ilir Rrapaj. Pronari i komanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40% të aksioneve fituan koncesionin me vlere 100 milion euro.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se Rrapaj nuk ishte paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë çëshjte, për këtë arsye është bërë ndalimi i tij nga polica dhe pritet të sillet në SPAK ku do t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorëve në lidhje me këtë çështje. Operacioni është në vazhdim.

Për këtë çështje u mor në pyetje më 4 Gusht të këtij viti, Ish-ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, për afro 2 orë e 30 minuta. Denaj dha deklarime lidhur me koncesionin e sterilizimit të nënshkruar në vitin 2015 nga ministria e Shëndetësisë. Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja.

Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me një vendim të ministrit Ilir Beqaj.

Historiku i koncesionit në shëndetësi dhe dyshimet për korrupsion

Në vitin 2015 qeveria vendosi që shërbimi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale të mos ofrohej nga vetë spitalet, por të kalohej me koncension. Kështu me datë 10 dhjetor 2015, Ministria e Shëndetësisë, ka lidhur një kontratë koncesionare 10-vjecare me kompaninë “Sani Service”.

Kontrata ishte planifikuar të zgjaste për një periudhë 10-vjeçare, me një vlerë fillestare të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh.

Por, në vitin 2018, shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga partneriteti publik-privat ishin 2 miliardë lekë, ose 28.3 për qind më shumë se plani prej 1 miliard e 560 milionë lekësh, që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune në datë 25 shkurt 2019 me mjekë specialistë për rishikimin e seteve kirurgjikale.

E gjitha kjo me qëllim uljen e numrit e mjeteve kirurgjikale në çdo set dhe në këtë mënyrë ulej edhe të kostot financiare.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply