Neymar ishte ylli i radhës që iu bashkua ligës së Arabisë Saudite. Ai iu bashkua ekipit Al-Hilal për një marrëveshje super luksoze për të.
Ylli brazilian në një intervistë si lojtari më i ri i klubit arab, pranoi se ardhja e Ronaldos ndikoi që shumë yje tjerë të shkojnë në Arabinë Saudite.
“Besoj se Cristiano Ronaldo e filloi gjithë këtë. Të gjithë e quajtën të çmendur”, tha braziliani.
Kujtojmë se dhjetra yje botërorë të futbollit janë transferuar këtë merkato në klube të ndryshme të elitës së futbollit në Arabinë Saudite.
31-vjeçari brazilian u shpreh i kënaqur me zgjedhjen që bëri, e cila sipas tij ishte e duhura.
“Dua të shkruaj një histori të re. Liga Saudite ka energji të jashtëzakonshme, lojtarë cilësorë dhe ka parë shumë rritje kohët e fundit. Kështu që unë besoj se është vendi i dëshiruar (për të qenë). Al Hilal është një klub gjigant, me mbështetës fantastikë dhe ata janë më të mirët në Azi.
Kjo më jep ndjenjën se kam marrë vendimin e duhur, në kohën e duhur, me klubin e duhur. Më pëlqen të fitoj dhe të shënoj gola dhe kam ndërmend të vazhdoj ta bëj këtë në Arabinë Saudite dhe Al Hilal”, deklaroi Neymar.