Vokshi publikon dokumentin: Beqja ka firmosur për koncesionin e sterilizimit, SPAK të hetojë profesionalisht

Deputetja e PD, Alban Vokshi ka publikuar dokumentin ku Ilir Beqaj ka firmosur kontratën për koncesionin e sterilizimit. Vokshi I kërkon SPAK që të hetojë profesionalisht, e të shkojë te urdheruesit dhe zbatuesit e skemës së një prej vjedhjeve më të mëdha të parave të shëndetësisë së shqiptarëve.

Reagimi

Ilir Beqaj ka kontrolluar personalisht cdo fazë të koncesionit të sterilizimit. Që nga hartimi i dokumentacionit, tenderimi, implementimi. Ka firmosur vetë cdo shkresë.

Madje, për të pasur kontroll të plotë, në konflikt të hapur interesi, ka vendosur kushuririn e tij të parë, në Komisionin për dhenien e Koncesionit/Partneritetit Publik Privat të Sterilizimit.

Hetimi është i paplotë.

#SPAK të hetojë profesionalisht, e të shkojë te urdheruesit dhe zbatuesit e skemës së një prej vjedhjeve më të mëdha të parave të shëndetësisë së shqiptarëve.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Qeveria shet sukses, por raportet ndërkombëtare nxjerrin Shqipërinë reale!

Nënkryetari i PD, deputeti Luçiano Boçi, në fjalën e tij në Kuvend, akuzoi qeverinë se …

Leave a Reply