Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, 26 emigrantë u dogjën të gjallë

Për fat të keq ka shkuar në 26 numri i emigrantëve të vdekur në pyllin e Dadias në Greqi. Sipas informacioneve, ekipet e emergjencës kanë gjetur edhe tetë trupa të tjerë të karbonizuar, pas 18 viktimave që u gjetën pak orë më parë.

Sipas mediave greke, duke qenë se prej ditës së djeshme nuk ka asnjë deklarim për zhdukjen e tyre, po hetohet mundësia që ata të kenë hyrë ilegalisht në Greqi. Ndërkohë po punohet për identifikimin e tyre. Brenda 24 orësh banorët e zonës kanë dërguar mbi 100 mesazhe evakuimi.

Zëvendësguvernatori i rajonit, z. Dimitris Petrovich, tha për mediat greke ende nuk është zbuluar shkaku i zjarrit, ndërsa grupet e zjarffikësve po punojnë për fikjen e flakëve dhe për shpëtimin e banorëve që janë në rrezik.

Greqia këtë verë është përballur me zjarre të mëdha dhe mijëra hektarë tokë janë djegur. Vështirësitë më të mëdha i kaloi ishulli i Rodosit, ku më shumë se  20 mijë njerëz janë detyruar që të lënë shtëpitë dhe hotelet ku po qëndronin.

About Redaksia

Check Also

Sulm terrorist në Gjermani, 11 të vdekur dhe 205 të plagosur

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së premtes në qytetin Magdeburg të Gjermanisë, kur …

Leave a Reply