Muzika në zi, ndahet nga jeta kantautori italian Toto Cutugno

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçari kantautori i mirënjohur italian Toto Cutugno.

Lajmin e ka dhënë menaxheri i tij, i cili ka njoftuar se Cutugno ëshë ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë.

Cutugno do të mbahet mend për të famshmen, “L’Italiano “, një këngë që u kthye shumë shpejt në një simbol brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu në karrierën e tij ai ka shënuar suksese të shumta, duke fituar një Festival të Sanremos dhe duke u renditur i dyti në gjashtë raste të tjera.

About Redaksia

Check Also

Safet Butka, patrioti që nuk pranoi vëllavrasjen

Safet Butka, Patrioti që nuk Pranoi Vëllavrasjen! Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 19 shtator 1943, në …

Leave a Reply