Puthja që tronditi Spanjën, Presidenti i Federatës denoncohet për sulm seksual

Miguel Ángel Galán, president i Qendrës Kombëtare të Trajnimit të Trajnerëve të Futbollit (Cenafe), ka paraqitur një ankesë të re kundër Luis Rubiales për puthjen e Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj gjatë ceremonisë së medaljeve të Kupës së Botës për Femra.

Ndërsa dy letrat e mëparshme iu drejtuan CSD-së dhe RFEF-së, duke nisur rrugën administrative, tani ai zgjedh rrugën penale, duke depozituar ankesat në Prokurorinë e Madridit dhe Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit.

“Unë paraqes një ankesë kundër Luis Rubiales, president i Federatës Spanjolle të Futbollit, për kryerjen e një krimi të supozuar të sulmit seksual ndaj lojtares së ekipit spanjoll të futbollit për femra, Jennifer Hermoso”, – thekson Galán në letrën e tij.

Për më tepër, ai thekson: “Kjo sjellje është një akt seksist i patolerueshëm në sportin tonë dhe mund të përbëjë një krim të supozuar të sulmit seksual dhe kërkoj që të bëhet një ankesë”.

Jo vetëm kaq, të premten lidhur me këtë çështje, do të mblidhet Asambleja e Jashtëzakonshme e Federatës Spanjolle të Futbollit, teksa është hapur procedurë e brendshme për integritetin dhe nuk është çudi që të vijë pezullimi dhe më pas shkarkimi i Rubiales.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply