Rrëzohet avioni në veri të Moskës, humb jetën Prigozhin

Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën pasi ishte në avionin me 9 pasagjerë të tjerë që u rrëzua në veri të Moskës.

Autoriteti rus i Aviacionit bën me dije se ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, ndërsa sqarojnë se mes listës së pasagjerëve ishte edhe emri i kreut të Wagner Yevgeny Prigozhin.

“Ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer që ndodhi sonte. Sipas listës së pasagjerëve, mes tyre është emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhin”, tha Rosaviatsia.

About Redaksia

Check Also

VLEN: Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e Ali Ahmetit!

Lëvizja VLEN ka akuzuar sot Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se po përdor çështjet e …

Leave a Reply