Aksident i frikshëm në Tiranë, makina përfundon brenda lokalit plot me njerëz

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Një automjet tip “Ford Kuga” ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar brenda një lokali. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pavarësisht se në lokal ishin të pranishëm shumë persona duke pirë kafe.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

About Redaksia

Check Also

Kë do të qeverisë Partia Socialiste në vitin 2050?

Nga Enver BYTYÇI Të enjten Edi Rama njoftoi përbërjen e re të qeeverisë. Nuk ka ndonjë …

Leave a Reply