Miq, Ilir Beqja i amnistuari i SPAK-ut të Partisë, me urdhër të Edi Rames, firmosi me dorën e tij të zezë hapjen e procedurës, firmosi për dyfishin e pikëve për kompaninë e tij me Rrapajn, firmosi për vënien në krye të vlerësimit të ofertave kushon e tij të parë.
Byrazeri firmosi dhe i fali kompanisë së vet dhe muratorit Rrapaj aparaturën ultramoderne të sterilizimit të blerë 1.7 milionë euro. Ai i dhuroi me firmën e tij, një kat të spitalit të sapo ndërtuar dhe i fali me firmën e tij dhjetëra mijëra instrumente kirurgjikale, me të cilat kryheshin dhjetëra mijëra operacione, dhe së fundmi firmosi për të marrë falas nga shtetit edhe ujin, energjinë elektrike, për sterilizim.
Pas të gjitha këtyre akteve të këtij hajduti vrasës, kosto e sterilizimit u rrit me 80 herë dhe meqenëse spitalet nuk përballonin këtë kosto, Ministria urdhëroi që të shkurtohen me 1000 operacionet çdo muaj, duke kërcënuar jetën e mijëra e mijëra të sëmurëve. Megjithë këto akte kriminale, që kushtuan mijëra jetë, Beqja u amnistua vetëm e vetëm se ndante paratë me bosin e tij, Edi Rama i cili u shndërrua në mashtruesin publik, mbrojtësin më kryesor të kësaj afere të tmerrshme, që ju kushtoi shqiptarëve gjerë sot 76 milionë euro dhe mijëra jetë.
Këtu me poshtë keni analizën e Dr. Erion Dashos për aferën Rama-Beqja, i cili i revoltuar nga amnistia e Beqjes nga SPAK, u drejtohet skapistve te partisë se po dënoni çirakët për ustallarët.
Këtu më poshtë keni analizën e tij!
Të jetosh në epokën e hajdutëve
Nga Erion Dasho
Midis atyre që po ndiqen penalisht për koncesionin e sterilizimit dhe po hetohen për PPP-të e tjera të shëndetësisë, ka edhe profesionistë të cilët, deri më sot, kishin gëzuar një emër dhe reputacion të panjollë. Këta persona njihen si zyrtarë model që kanë qenë jo për vite, por për dekada të tëra, ndër shtyllat e shëndetësisë shqiptare.
Duke qenë se nuk kam komunikuar dhe marrë leje prej tyre, për arsye etike nuk mund t’ua përmend emrat.
Sot këta zyrtarë ndodhen nën hetim, ndjekje penale, etj., por unë jam i sigurt (dhe sikundër unë, edhe shumë të tjerë), se ata nuk kanë pasur ndonjë përfitim qoftë direkt, qoftë indirekt nga koncesioni i sterilizimit.
Por a duheshin hetuar dhe dërguar para gjykatësve zyrtarët e sipërpërmendur?
Për shkak se firmat e tyre janë në dokumentet e koncesionarëve, pa mëdyshje që ata duhet hetuar. Duke ia njohur korrektesën dhe bindjen ndaj ligjit, ata me siguri ose do të dalin të pafajshëm, ose do të rezultojnë ndër personat që kanë bërë shkeljet më të pakta.
Por është e papranueshme që pas profesionistëve të tillë, të fshihen Ramat dhe Beqajt! Nëse ndotet pas një karriere dhjetëra vjeçare një emër i nderuar, kjo ka vetëm një shpjegim:
Makutëria e rilindësve, e frymëzuar direkt nga Rama dhe një enturazh i vogël bashkëhajdutësh të cilët tek PPP-të zbuluan mënyrën për të vjedhur dhe abuzuar “me shumicë”; zbuluan se si mund të vidhen “me një dorë” të vetme dhjetëra apo qindra milionë euro!
Ajo që deklaronte publikisht një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ramës, se me ardhjen në pushtet “Rilindja do të vidhte me lezet”, u bë realitet me PPP-të, të cilat u kthyen në skema abuzimi dhe hajdutërie të paprecedent.
Zotërinj të SPAK!
Ju paguheni nga taksat e shqiptarëve 6 mijë euro në muaj dhe keni përfitime që bashkëqytetarët tuaj nuk i shohin as në ëndërr!
Mos abuzoni me besimin që ju është dhënë! Të gjithë shqiptarët e dinë se nuk mund të dënohen çirakët para ustallarëve!
Vendosni para përgjegjësisë penale, në radhë të parë, Edi Ramën dhe Ilir Beqen! Ata duhet të përgjigjen si frymëzues, ideues dhe zbatues të vjedhjeve më makabre që kanë ndodhur ndonjëherë në shtetin shqiptar!
Kolegë që sot po jepni llogari para ligjit!
Thënia e denjë për antologji se “gëlltit diku gabimisht një lugë çorbë të prishur dhe vjell pastaj gjithë jetën” është më se e vërtetë!
Pavarësisht nga shkeljet që keni bërë, nuk është vonë të pendoheni! Ish-padrinot tuaj po përdorin gjithë makinerinë e tyre të poshtër propagandistike për t’ju përbaltur keq e më keq, për t’ju fundosur thellë e më thellë!
Pendimi juaj do të ishte shërbimi më i mirë që mund t’i bëni sot shoqërisë shqiptare dhe një kompensim për dëmet që me ose pa qëllim i keni shkaktuar asaj.
Mos u bëni mburojë për hajdutët, por denoncojini ata!
Edi Rama dhe Ilir Beqaj!
Ju jeni dy burracakë që nuk keni këllqe t’i dilni për zot palaçollëqeve dhe hajdutërive që keni bërë! Ju e keni humbur sot fytyrën para shqiptarëve, përfshi edhe para atyre trushpëlarëve të cilëve po u merrni votat prej 10 vjetëve!
Mos u fshihni pas firmave të ish-vartësve që i keni kërcënuar me vendin e punës, apo që i keni mashtruar duke u premtuar mbrojtje në stilin e mafies! Nëse ju ka mbetur qoftë edhe një fije dinjitet, merrni përgjegjësinë që ju takon!
Faji më i madh i ish-vartësve tuaj në këtë histori ishte se u ra për pjesë të ishin në vendin dhe kohën e gabuar!
Për fatin e tyre të keq, ata jetuan në “epokën” tuaj, në epokën e hajdutëve!!!