Një dosje e re prej mijëra faqesh me transkiptime dhe përgjime, në të cilën janë komunikimet e botës së krimit me zyrtarë të lartë të qeverisë si dhe drejtues të policisë pritet të mbërrijë së shpejti nga Europol. Paralajmërimi është bërë nga Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një takimi për sigurinë në vend.
Takimi
Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar njehsimin e krimit dhe të mafies me qeverinë dhe garën e shfrenuar për pasurim në kurriz të shqiptarëve të mafias dhe të qeverisë të njehsuar me njëra tjetrën.
Berisha denoncoi skemën kriminale se si të dhënat e shqiptarëve janë vjedhur nga sistemi TIMS direkt nga i dërguari i Ramës, Ervin Muça sikurse
Kryetari i PD, paraqiti prova të reja në lidhje me këetë skandal. Ai deklaroi se për ti hapur rrugën grabitjes së të dhënave të shqiptarëve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Met Rrumbullaku është dërguar me pushime të detyruara.
Berisha tha se krimi, qeveria dhe pushteti janë në ortakëri, janë në një garë të çmendur sesi të pasurohen më shumë, Ai deklaroi se të gjitha vendimet në këtë vend i dikton krimi. Dhe në këtë kontekst më shumë dhe se nga çdo armik i jashtëm siguria kombëtare e Shqipërisë rrezikohet sot nga krimi i saj në pushtet.
Zbardhja e përgjimeve të telefonave të koduar nxorri në pah lidhjet mes zyrtarëve policorë, biznesmenëve e grupeve kriminale.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në tryezën e debatit “Pushteti i Krimit” të organizuar nga PD, ka akuzuar ministrin e Brendshëm Taulant Balla si përfaqësues politik të krimit.
Në fjalën e tij në këtë tryezë, Berisha ka akuzuar ministrin Taulant Balla për lidhje kriminale dhe se kaë dalë në shumë përgjime në biseda telefonike.
Berisha tha se “Saimir Tahiri nuk është as sa 1/3 e Taulant Ballës.
Berisha paralajmëroi se shumë shpejt Europol do të dërgojë në Shqipëri mijëra faqe të tjera transkriptime të përgjimeve ku janë përfshirë zyrtarë, oficerë policie me përfaqësues të botës së krimit, si dhe u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta.