Kadastra, bomba që do të plasë në shtator…

Ndonëse regjistrimi apo çdo veprim tjetër më pasuritë e paluajshtshme është në kolaps total, qeveria dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës po mundohet të fshihen pas gishtit.

Mesatarisht Kadastra pret mbi 1 mijë aplikime në ditë. Një burim konfidencial nga brenda Kadastrës i tha Oligarkia.al se aktualisht janë me dhjetra mijë aplikime që nuk kanë marrë përgjigje.

Për të ulur fiktivisht stokun e aplikimeve dhe për të fshehur rënien totale të sistemit, Kadastra është duke kthyer përgjigje pa kuptim për aplikimet. Vizion plus publikoi këtë të enjte një rast, kur Kadastra i kthente përgjigje një aplikimi duke i kërkuar të postonte dokumente shtesë pa specifikuar se çfarë. Por janë me mijëra raste të tilla në të gjithë Shqipërinë ose raste kur përgjigja vjen e ndryshme nga kërkesa për të cilën është bërë aplikimi.

Tre ditë më parë, Dallëndyshe Bici, shefja e Kadastrës ka zhvilluar një mbledhje me stafin, ku ka dhënë direktiva që të kthehen përgjigje qoftë edhe pa zgjidhur kërkesën e aplikimeve vetëm për të ulur fiktivisht numrin stok të aplikimeve.

Megjithatë, ajo që po ndodh tani është vetëm antipasta e krizës së Kadastrës. Situata pritet të përkeqësohet ndjeshëm gjatë muajit të ardhshëm, pasi njerëzit të kthehen nga pushimet dhe tregu të nisë operacionet masive me pasuritë e patundshme.

Kjo pasi, vendimmarrja për t’u hequr mundësinë qytetarëve që të shkojnë fizikisht pranë zyrave të Kadastrës dhe shpërndarja e aplikimeve nëpër rrethe e ka futur sistemin në një rrugë pa krye.

Shpërndarja e aplikimeve nëpër rrethe të ndryshme ka shtuar edhe më shumë hallkat dhe burokracitë për sa kohë sistemi nuk është tërësisht i dixhitalizuar. Nëse një aplikim nga Tirana shkon në Korçë, zyra e Korçës do detyrohet të kërkojë dosjen nga Tirana për të dhënë përgjigje. Ky lëmsh e ka futur të gjithë procesin në një rrugë pa zgjidhje, por bomba e vërtetë pritet të plasë në shtator. /Oligarkia.al

About Redaksia

Check Also

Kurti, 42 km për 7.9 milionë euro, Rama 43 km për 400 milionë dollarë

Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me …

Leave a Reply