Tani Rama të paguajë vrasjen e dy të rinjve italianë

Rama duhet të paguajë vrasjen e dy të rinjve italianë që u vranë ndërsa kishin ardhur për pushime. E fut kokën si struci dhe fshihet dhe nuk reagon ashtu si në rastin e turistëve të tjerë italianë që ishin larguar pa paguar në një restorant. Vrasja nga çmenduria e një vendi në kaos është më e rëndë se fatura e një restoranti.

Dramë në Shqipëri!

Dy turistë italianë Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vincenzo Tizzano, 42 vjeç, të dy me origjinë nga Pozzuoli, në Napoli, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Ksamil.

Identifikimin e tyre e kanë bërë mediat italiane që i kanë dhënë hapësirë ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në Ksamil.

Të dy ishin duke u kthyer nga Saranda në një motor kur janë përplasur nga një makinë ‘Benz-Mercedez’ që drejtohej nga 17-vjeçari Elio Rraku, i cili ende nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, trupat e dy turistëve kishin mbetur poshtë makinës dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ti nxjerrë.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply