Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar në rrjetin social Facebook rikthimin në punë të një drejtori të Bashkisë së Malësisë së Madhe, cili disa kohë më parë kishte dhunuar punonjësin e tij. Berisha shkruan se, për rilindasin e bashkisë nuk ka ndodhur asgjë.
Denoncimi i kreut të PD, Berisha
Drejtori që bëri për spital punonjësin e tij, del në punë i rrethuar nga 20 policë.
Për rilindasin e bashkisë nuk ka ndodhur asgjë.
Të dashur miq, një muaj më parë, drejtori në Bashkinë e Malësisë së Madhe goditi në befasi dhe bëri për spital punonjësin e tij.
Ndaj Smakaj, jo vetëm nuk u mor asnjë masë për aktin e shëmtuar banditesk, por kryetari i votave të vjedhura i jep edhe 20 policë për të mbrojtur atë në punë.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime të zyrtarëve bandit!
Kryetari tonin marinaj mbron tinzarin rasim smakaj shefin e emergjencave civile ne bashki. Perpara rasim smakaj ka qene shef i policise bashkiake. Ne fillim te gushtit ne pabesi ka goditur punonjesin e tij dhe ka iku me vrap. Qe nga ajo dite ku ka bere aktin burracak ska shkuar me ne pune ku vazhdojne marredheniet e punes edhe pse sdel ne pune
Dhe e rrethuan 20 police per te dale nga bashkia Si mundet te mbrohet nje njeri i tille dhe te vazhdoje te jete ne krye te emergjencave nje njeri qe smund te dal i pashoqeruar me police.