Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano është takuar sot më qytetarët në lagjen “Skënder Libohova”. Bano tha se Të gjithë lushnjarët duan ndryshimin e jetesës së tyre, ndryshimin e Lushnjes.
“Qytetarët shprehën se ndihen të zhgënjyer dhe të lënë në harresë duke listuar problematikat të cilat qytetarët dhe fëmijët e tyre bashkëjetojnë çdo ditë.
Disa nga shqetësimet kryesore janë kushtet e pafavorshme të fëmijeve në shkolla si mungesa e sistemit të ngrohjes dhe kufizimi në ambjente si ato shlodhëse, apo kërkimore si biblioteka dhe klasa studimi. Ndriçimi një lagjë është gjithashtu një shqetësim për banuesit dhe jo vetëm, të gjithë qytetarët.
Është dëshira e të gjithë lushnjarëve të cilët duan ndryshimin e ekonomisë, jetesës së tyre, ndryshimin e Lushnjes”, u shpreh Bano.