Kryebashkiakja e Durrësit lejon ndërtimin e pallatit pa leje të patronazhistit në qendër të qytetit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Durrësi, i cili shkruan se, në qendër të Durrësit po ndërtohet një pallat pa leje.

Postimi

Pallati pa leje i patronazhistëve mbrohet nga Sako!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

– – – – – –

Ju uroj shendet. Jam një qytetar që po ju bëj një denoncim për ndërtim pa leje në qendër të Durrësit Pallati nr 1100 që është 200 m larg Bashkisë, dhe për 12 vjet qëndron aty është pa leje dhe i cilësuar nga Instituti Ndertimit shkaktar i dëmeve nga tërmeti. Me gjithë lajmërimet në Bashki dhe IKMT asnjë nuk bën gjë por përkundrazi tani patronazhisti po e vesh dhe me mure dhe suva këtë shëmtire që është 50 m larg banesës së Sakos. Anonim të lutem se jemi të terrorizuar se si shteti bën këtë palacollëk në qendër të Durresit.

About Redaksia

Check Also

Ina Zhupa me operatorët turistikë në Vlorë: Bashkia po pengon punën e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar sot një takim me operatorët turistikë detarë …

Leave a Reply