Bardhi ironizon Bashën: Mos u çudisni kur të shpallë veten dhe mbret të Anglisë!

Në një prononcim për mediat, Gazment Bardhi ironizoi Bashën, ndërsa theksoi se mos të çuditet askush kur ai të shpallë veten dhe mbret të Anglisë. Ai tha se, Basha do duhet të fitojë besimin e 18 kolegëve për të qenë kryetar grupi parlament, vota e 19 pro tij do të jetë e Gazment Bardhit.

“Po ashtu ai i shpalli sfidë Bashës për faktin se nëse ky i fundit kishte ambicie që të ishte kreu i grupit të PD-së dhe nëse do të siguronte 18 vota, vota e 19 do të ishte e tija. Kush është kryetar i grupit të opozitës, e kupton se në çfarë li mitesh, absurditeti është ky diskutim mes kryetares së kuvendit dhe dikujt që u vetëshpall kreu i grupit dhe kreu i Partisë. Mos u çudisni, se do të vetëshpallet dhe Mbret i Anglisë. Mos u çudisni me këto gjëra. Kryetari i grupit zgjidhet nga deputetët dhe as nga kryetarja e Kuvendit dhe as nga kryeministri, por nga asnjë grup tjetër dhe jo nga PS dhe administrata e Kuvendit.

S’flas asnjëherë pa informacione. Kryetari i grupit më të madh në Kuvend, të opozitës e zgjedhin deputetët e PD-së dhe jo ata të PS. S’ka për të ndodhur asgjë. Do të ketë një tentativë për t’u bërë ajo që ndodhi sot. Kryetarja e Kuvendit referon vetëm komunikimet me grupet parlamentare. E bëri këtë gjë që mos të flisnim për hallet e qytetarëve. Deri në ditën kur do të kem besimin e shumicës së deputetëve të PD do të jem në këtë detyrë. E ripërsëris apelin tim. Nëse zoti Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i gripit, po të sigurojë 18 vota, vota e 19 do të jetë e Gazment Bardhit. E siguroj për këtë, se kaq borxh ia kam Bashës kaq gjë”, tha kreu i grupit parlamentar.

About Redaksia

Check Also

𝐓𝐞𝐩𝐫𝐢𝐜𝐚 𝐞 𝐨𝐟𝐞𝐫𝐭𝐞̈𝐬 𝐯𝐚𝐥𝐮𝐭𝐨𝐫𝐞, 𝐟𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐋𝐞𝐤𝐮𝐭, 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐚 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐞𝐧𝐨𝐦𝐞𝐧𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐢𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐥𝐮𝐚𝐣𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 (𝟐𝟎𝟐𝟏–𝟐𝟎𝟐𝟔)

Nga Genti Hamzaraj ➀ 𝐄𝐜𝐮𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞𝐯𝐞 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐦𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 (𝟐𝟎𝟐𝟏–𝟐𝟎𝟐𝟔) Gjatë periudhës pesëvjeçare 2021–2026, …

Leave a Reply