Bardhi-Nikollës: Ta harroni se kryetarin e PD do ta zgjedhë PS!

Gazment Bardhi i është drejtuar me tone të ashpra kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila gjatë seancës së sotme plenare lexoi një njoftim ku thuhej se “Lulzim Basha është kreu i këtij grupi”.

Ky njoftim ka shkaktuar të qeshura, si nga të majtët dhe të djathtët. Bardhi i ka paralajmëruar që mos përzihen me punët e brendshme të PD-së.

Bardhi: Ta harroni se kryetarin e PD do ta zgjedhë PS. Atë ditë ti zonja kryetare, pas teje Edi Rama t’i bëni llogaritë mirë. Unë e kuptoj që disa kanë vendosur të bëhen qesharakë, ju kanë përfshirë dhe ju në këtë lojë, por ju lutem mos provokoni deputetët e opozitës. Ky është një paralajmërim shumë qytetar. Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e caktojnë dot kryetarin e Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …

Leave a Reply