Partia Popullore Europiane kërkon betimin e Fredi Belerit

Partia Popullore Europiane vazhdoi me një ndërhyrje të re të fuqishme në favor të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Freddi Beleri. Pak më parë, Asambleja Politike e PPE-së EPP Group in the European Parliament, e cila po mbahet këto ditë në Bruksel, miratoi një rezolutë të paraqitur nga Demokracia e Re ku kërkon nga autoritetet shqiptare lejimin e betimit të Fredi Belerit.

Rezoluta kujton amendamentin e Raportit të vitit 2022 për Shqipërinë në lidhje me arrestimin nga autoritetet shqiptare të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, amendament i cili u votua me shumicë votash në muajin korrik në seancë plenare të Parlamentit Evropian European Parliament.

Gjatë asaj seance eurodeputetët kishin shprehur shqetësimin e tyre të fortë lidhur me arrestimin e Belerit nga autoritetet shqiptare në prag të zgjedhjeve vendore të majit dhe kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm. Gjithashtu, theksohet se autoritetet shqiptare kanë shkelur prezumimin e pafajësisë dhe kanë penguar kryebashkiakun e zgjedhur të marrë detyrën pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e kësaj dite.

Rezoluta e sotme dënon veprimet e qeverisë shqiptare ndaj minoritarit grek, kryebashkiak i zgjedhur, si dhe “ndërhyrjen e drejtpërdrejtë” të saj në procesin zgjedhor, e cila është “kundër vlerave europiane”, ndërsa theksohet se “asnjë vend që tenton të bëhet anëtare e BE-së nuk mundet të veprojë në këtë mënyrë”.

Në të njëjtën kohë, theksohet se “mospërfillja flagrante e qeverisë shqiptare për shtetin e së drejtës, të drejtat themelore, të drejtat e minoritetit grek dhe mbi të gjitha acquis europiane krijon një vakum politik midis Shqipërisë dhe BE-së”.

Rezoluta përfundon duke u kërkuar autoriteteve shqiptare të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, si dhe prezumimin e pafajësisë, si dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme ligjore dhe administrative ose të tjera, për të siguruar betimin e Fredi Belerit, e cila siç nënvizohet nuk ka asnjë lidhje me procedimin e drejtësisë.

About Redaksia

Check Also

Italia: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova ndaj krimit

Përgjimet e mbledhura nga platforma SKY ECC, sipas Gjykatës së Kasacionit në Itali mund të …

Leave a Reply