Galliani: Monza u bë siç dëshironte Berlusconi

Klubi i Monzas humbi këtë verë një figurë si Silvio Berlusconi që u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Megjithatë, projektin e Monzas të nisur nga ish-kryeministri i Italisë e çon përpara një nga bashkëpunëtorët më besnikë të Berlusconit, Adriano Galliani.

Administratori i klubit në një prononcim të fundit theksoi se gjithçka në skuadrën e Monzas po bëhet ashtu siç dëshironte Berlusconi dhe jo më kot, aktualisht Monza është ekipi me më shumë lojtarë italianë në organikë.

“Vitin e kaluar iu morëm shumë pikë skuadrave të mëdha dhe tani na njohin. Shpresoj që këtë sezon të marrim më shumë pikë edhe ndaj të voglave apo skuadrave të nivelit tonë. Kishim një kalendar të vështirë në fillimin e sezonit, por nuk ankohemi dhe pavarësisht humbjeve ne kemi luajtur futboll. Ashtu siç dëshironte edhe presidenti Berlusconi, tashmë Monza është skuadra me më shumë lojtarë italianë në organikë”, u shpreh Galliani.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply