Nafta në Shqipëri, 150 lekë për litër më e shtrenjtë se në Gjermani

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar disa foto dhe mesazhin e një qytetari, i cili shkruan  se, në Shqipëri nafta është me çmimin më të lartë se në Gjermani! Berisha shkruan se, kontrabanda qeveritare mban çmime stratosferike!

Postimi

Në Shqipëri nafta me çmimin më të lartë se në Gjermani! Kontrabanda qeveritare mban çmime stratosferike!

Lexoni mesazhin dhe shihni fotot e udhëtarit dixhital!

Mirmengjes doktor, ju uroj nje fundjave te kendshme.

Sapo kam hyre ne territorin shqiptar

Kam blere naften me te shtrenjte ne Europe. Ne europe po e perkthej çmimin nga euro ne lek

Gjermani 1.850 lek

Kroaci 1.660 lek

Mal i zi 1.666 lek

Shqiperi ne rastin me te mire 1.960 lek

Praktikisht Edi Rama na vjedh 100 lek me naften me te shtrenjte se gjermania, 300 lek me shtrenjte se kroacia dhe 270 leke me shtrenjte se Mal i zi.

Tani kur vjedh votat i vjedh per te vjedhur shqiptaret. Te pakten te dalin te protestojne per çmimin e naftes qe sjell efekt zinxhir duke shtrenjtuar çdo produkt tjeter. Ju pershendes

About Redaksia

Check Also

Akuza/Veliaj rrezikon deri në 12 vite burg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme, …

Leave a Reply