Berisha uron nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit në ditën e parë të fillimit të shkollës. Berisha shkruan se, këto 10 vite mbi 33% e shqiptarëve braktisën vendin e tyre, sot mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon!

Urimi i kreut të PD, Berisha

Sot dita e parë e shkollës!

Të dashur miq,

sot qindra mijëra fëmijë të ciklit shkollor elementar dhe parauniversitar nisën vitin e ri shkollor. Me këtë rast le t’ju urojmë nga zemra, të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve të tyre, dhe në veçanti voglushëve të klasës së parë një vit shkollor plot suksese dhe mbarësi.

Por sot në mbarë vendin qindra klasa të para dhe shkolla nuk hapin për mungesë nxënësish dyert e tyre. Këto 10 vite mbi 33% e shqiptarëve braktisën vendin e tyre. Sot mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon! Trupa pedagogjike është e infiltruar masivisht nga militant partie dhe patronazhistë që po shkatërrojnë arsimin tonë.

Qytetarët janë të ftuar të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve të tyre kunder këtij regjimi që qendron mbi vjedhjen krimin dhe drogën. sb

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama bëhet dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës së AKSHI-t sepse Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit

Berisha: Ndërkohë ju e dëgjuat se Edi Rama sillet nga Linda tek Belinda, nga Belinda …

Leave a Reply