Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Kukësi ku prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kukësit, Emri Vata se, opozitaret dhe opozitarët u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit.
“Unë sot, e shfrytëzoj këtë rast për tu përulur me nderimin më të thellë para të gjithë opozitarëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, për qëndresën e tyre në kushtet më të jashtëzakonshme gjatë këtij dhjetëvjeçari. Ai tha se demokratët u përzunë nga vendi i tyre, u pushuan nga puna, ju mbyllën bizneset, ju hoq ndihma ekonomike, u detyruan të përcjellin fëmijët në dhera të tjerë, u trajtuan si armiq.
“Opozitare dhe opozitarët në këto 10 vite u përballën me një platformë të egër të dhunimit, terrorit psikologjik, ekonomik të gjithëanshëm ndaj tyre. Demokratet dhe demokratët, opozitarët dhe opozitare e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit. U përzunë nga vendi i tyre, u pushuan nga puna, ju mbyllën bizneset, ju hoq ndihma ekonomike, u detyruan të përcjellin fëmijët në dhera të tjerë, u trajtuan si armiq.
Në këtë kontekst mund të ju them se sot në një kohë kur në botë të drejtat dhe liritë e njeriut kanë marrë një dimension që nuk e kanë pasur ndonjëherë, as armiqtë e jashtëm nuk mund të silleshin më egër se sa sekti i rilindjes ndaj popullit opozitar.
Opozitaret dhe opozitarët gjithashtu u përballën këto 10 vite me një dhimbje të madhe për vendin e tyre, sepse Shqipëria nga Atdhe, nga një tokë e bekuar nga Zoti, u shndërrua në një vend të cilin 83% e shqiptarëve duan ta braktisin. Pamje e rëndë, pamja e dhimbshme që përjeton fëmija, kur sheh nënën e vet që keqtrajtohet.
Pra, opozitaret dhe opozitaret, por jo vetëm ata. Shqiptarët dhe shqiptaret që zgjodhën të jetojnë në Shqipëri dhe të mos largohen, u përballën me çmime stratosferike. A e dini ju, dhe mund t’i pyesni se ata që shkojnë në Itali, fjalën e parë që thonë është se, ushqimet ishin më lirë. Ata që vijnë nga Greqia, të thonë se djathi është më i lirë atje. Ata që vijnë nga Gjermania të thonë se ushqimet janë më lirë atje se këtu. Pra ky pushtim i vendosur mbi popullin opozitar, por edhe mbi socialistët e thjeshtë, të themi pa asnjë diskutim, se unë nuk dua ti jap këtu një karakter ndarje klasore, por Zoti të vret po nuk i the armikut, armik, po nuk i the pushtuesit pushtues, nuk çlirohesh kurrë prej tij”, tha Berisha.
Check Also
21 organizata civile thirrje urgjente për krijimin e qeverisë teknike për zgjedhjet
Ne, qytetarë dhe organizata shqiptare të angazhuara në promovimin e demokracisë, lirive themelore dhe një shteti …