Rrugët, 3 milionë euro kilometri me Berishën, 22 milionë euro me Ramën

Sa kanë paguar shqiptarët për 1 kilometër rrugë gjatë kohës që Kryeministër ishte Berisha dhe sa paguajnë sot kur në krye të qeverisë është Rama? Berisha jep përgjigjen.

Kryetari i PD, Prof.Dr.Sali Berisha bëri thirrje nga Kukësi se vota për Emri Vatën në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë të jetë një mesazh i fuqishëm që banorët e kësaj zone i dërgojnë të gjithë shqiptarëve për të ndalur rrokullisjen e madhe dhe për të nisur kthesën e madhe.

Berisha u shpreh se vendi ka nevojë të madhe për një kthesë dhe le të jetë Kukësi stacioni ku ndalet rrokullisja e madhe e vendit, ku ndalon shpërbërja e Shqipërisë dhe largimi masiv i shqiptarëve.

Berisha tha se, Rruga e Kombit e ka nxjerrë 4 herë veten deri tani, por qytetarët vazhdojnë të paguajnë taksën.Ai deklaroi se PD është për taksa të ulëta dhe heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.

Kryetari i PD denoncoi grabitjen që u bëhet shqiptarëve me rrugët nga qeverisja e Ramës. Ai deklaroi se Rama ka investuar në ndërtimin e rrugëve një shumë rreth 2.2 miliardë dolarë dhe e gjithë kjo shumë është ndarë mes vetëm 5 kompanive të gjitha pjesë e klientelës së tij. Një kilometër në Unazën e Madhe është ndërtuar me 3 milionë euro kilometri gjatë qeverisjes së PD, por tani po ndërtohet me 22 milionë euro kilometri. Ndërtimi i Unazës së Madhe ndahet në lote vetëm për të vjedhur të gjithë.

Berisha denoncoi kriminalizmin që Rama i ka bërë invetsimeve strategjike si në rastin e Pëllumb Gjokës Pëllumb Gjoka vrau të moshuarën 90-vjeçare për t’i grabitur tokën dhe Rama i dha statusin e inevestitorit stretegjik për të ndërtuar mbi 300 mijë metra karorë tokë që kishte grabitur.

Berisha u shpreh se investitorë të tillë banditë përjashtohen nga taksat nga Rama për të ndërtuar parajsën e mbi paratë e drogës.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply