Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset polici te QSUT

Një polic i patrullave ‘Shqiponja’ ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme. Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë spitalit pediatrik, ndërsa efektivi është shtruar te spitali ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën

Raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Sakaq, policia ka zbuluar se efektivi E. A. është plagosur pasi një patrullë e repartit “Shqiponja” e cila ishte në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar me armë nga ky i fundit.

“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”, bën me dije policia.

About Redaksia

Check Also

Shqiptarët do të paguajnë për kalimin në të gjitha austradat

Në Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2030, thuhet autoritetet shqiptare synojnë të …

Leave a Reply