Liderët e globit janë duke u takuar në selinë e OKB-së në New York duke folur për hallet e botës, por siç raportojnë mediat britanike, paradite ata takohen mes veti dhe natën kalojnë orë të zjarrta me prostituta luksi.
Mediat britanike aportojnë se prostituta luksi nga Europa dhe Amerika kanë “mbytur” këto ditë New Yorkun duke ofruar çmime shërbimi nga 3 mijë deri në 5 mijë dollar duke takuar nga njëri klient në tjetrin, raporton AlbEu.com.
Mediat raportojnë se liderët e botës po bëjnë seks me prostitutat e luksit nëpër suita hotelesh të shtrenjta pasi nuk i fusin dot nëpër ambasada apo godina të tjera.
Raportohet se një suitë VIP po kushton deri në 100 mijë dollar këto ditë në New York, e cila merret ne qira për një natë apo disa orë në varësi të marrëveshjes që ka klienti VIP me prostitutën VIP.
“Puna është rritur me 20-25% këto ditë”, shprehet një person i njohur për këto punë për mediat britanike.