Në Paris u mblodh UN-oja, fol Enver të lumtë goja, fol e mbro të drejtat tona

Adriatik R.DOSTI

Kur e pashe dje ne OKB sharlatanin e karagjozin …aksidentalisht kryeminister te Shqiperise – Edi Ramen…qe ju ”turr” Rusise e i doli ne ”mbrojtje” Zelenskit e Ukraines se tij viktime…sinqerisht me erdhi keq per Shqiperine e shqiptaret tek mendova …mjer ne duar te kujt jane dhe se c’ndjeva nje boshllik ne shpirt …

Sikurse ndjeva trishtim per ate se ku eshte katandisur Amerika e OKB e sotme…dhe mu kujtua se si dekada me pare po ne shqiptaret i kendonim Komandantit plot mburrje e krenari…

Ne Paris c’u mblodh UN-oja
Fol Enver te lumte goja
Fol e mbro te drejtat tona…

E qe nga ajo kohe kane rrjedhur shume ujera …e Shqiperia e gjore natyrisht nuk eshte me ajo …qe hidhte valle ne goje te Ujkut e as ajo qe i kendonte Metalurgjikut…le te rrjedh celiku per dyfek e plugje…le te plas armiku moj Kala e kuqe…

Dhe sinqerisht o Edvin…si Enveri dikur perballe Hrushovit ne Moske mu duke … 70 e kusur vite me pare ne ate te ”fameshmen” mbledhje te 81 Partive komuniste …ndaj dhe prita se mos Ambasadori rus po hiqte kepucen e po i binte tavolines ne shenje proteste…por se beri e u permbajt kodoshi…

…Po mire mo Edvin qe nuk ka zot te te shpetoje dot nga semundja e Liderit boteror njesoj si Babai yt shpirteror dekada me pare …po a nuk ishe po ti qe me nje ligj e dekret te vecante i hoqe vizat per hyrje – daljet e turisteve ruse ne Shqiperi ?

Po mire mo Edvin …ti qe sot po i turresh Ministrit te jashtem e Ambasadorit rus ne OKB …a nuk ishe po ti qe nje mengjes te bukur i hipe Avionit tend personal…more Kol Ballen e Baton Haxhiun me vehte e kercite e vajte ne Moske per te takuar Lavrovin ?

Po mire mo Edvin a nuk ishe ti qe i favorizove ruset te blejne prona, biznese e apartamente ne krejt Bregdetin shqiptar ?

Po mire mo Edvin a nuk te hyne po ty e qeverisjes tende agjentet e spiunet ruse sa ne Pasha-Liman po aq edhe ne Mjekes e Polican…e ti ju rruajte trapin ?

A nuk ishe po ti o Edvin qe ne menyren me kriminale te mundeshme e lidhe dhunshem Shqiperine pas qerres ruso- serbe permes miqesise tende vellazerore me kelyshin e Putinit …kriminelin Vucic ?

Po mire mo Edvin a nuk ishe po ti qe permes famekeqit Ballkan i Hapur i vure flaken Rajonit ballkanik e cove uje ne mullirin ruso-serb e i bere naften Shqiperise e shqiptarise vecmas Kosoves se ciles i ngule kush sa here Thiken pas shpine ?

A nuk ishe po ti o Edvin qe e kercenove haptazi e publikisht BE se po nuk na pranuat …ja tek eshte Moska …dhe dyert e saj jane hapur…

A e di ti o Edvin qe ai Zelenski dhe Ukraina e tij qe te cuan ty ”ne sherr ” ne OKB me Rusine ende nuk e njohin Kosoven ?

The e c’nuk the per konfliktin ruso-ukainas o Edvin …aq sa thone qe ruset si ka zene gjumi tere naten e sot jane gdhire me dhimbje koke…po mire mor njeri …po per konfliktin serbo – kosovar nxitur pikerisht nga Rusia e qe mbahet rrezikshem gjalle nga miku yt per koke Vucici …si su kujtove te thoje qofte edhe nje fjale te vetme atje ne OKB …apo Kosova eshte e Njerkes …ndersa Zelinskin ta ka pjelle Neta …

Se fundi te siguroj se Goliku i Bences sapo e beri gati kengen e radhes per ty …se domosdo ajo ”trimeri” qe tregove ti dje ne faqe te botes lyp vargje , kenge e perjetesim…

Foli Edi sic di vete / Rusia c’u dhje ne breke…
…fol Edvin te lumte goja …fol e mbro te drejtat tona…

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply