Gjykata jep dënimet për ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS Alqi Bllako

GJKKO jep dënimin për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka në lidhje me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Ish-ministri është dënuar me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbret në 6 vite e 8 muaj burg.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Kokës i bllokohet 1 pasuri dhe i lirohen nga sekuestro të tjerat.

Po kështu ish-deputeti i PS Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, dënim që zbret në 2 vite e 8 muaj burg.

Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj kanë fituar pafajësinë.

Me shërbim prove janë 5 të akuzuar: Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

About Redaksia

Check Also

Lubi Balluku do ta mbyllë patjetër deri në tetor “pazarin” 365 milionë euro të koncesionit Milot-Balldre

Një muaj e gjysmë pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për …

Leave a Reply