Një 38-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në Katund Sukt (Durrës), tek shinat e trenit, pas mesnate. Viktima është Fatjon Dervishi, me banim në Sukth, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.
Hakmarrja është pista kryesore që janë përqëndruar hetimet për zbardhjen e vrasjes së 38-vjeçarit Fatjon Dervishi mesnatën e kaluar në Sukth.
Viktima është person pa precedent por, vëllai i tij, është i akuzuar për zhdukjen e një personi tjetër. Ngjarja ka ndodhur jashtë kufijve të Shqipërisë, ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë që ekzekutimit të ketë lidhje me këtë ngjarje.
Po hetohet po ashtu lidhur me konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur vetë 38-vjeçari.
Përsa i përket dinamikës së ngjarjes Dervishi nuk ka qenë i vetëm në makinë kur është qëlluar me armë zjarri. Ai ka qenë i shoqëruar nga një mik i tij kur është qëlluar me breshëri kallshnikovi, në zonën e shinave.
Gazeta RD