Rrësheni u trondit nga krimi/ Dom Gjergj Meta: Të lutemi për qytetin tonë!

Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Rrëshen ditën e djeshme.

Ai është shprehur se në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin.

Reagimi

Të dashur miq,

Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne.

Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre e shërim sa më shpejtë të plagosurve!

Në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin.

Ju ftojmë të gjithëve sot, në meshën e orës 17:00, gjatë së cilës do të kremtojmë edhe përkujtimin e Shën Vinçenc de Paolit, që të lutemi për qytetin tonë, në mënyrë që në zemrat e secilit të sundojë paqja dhe e mira.

Na jep o Hyj paqen dhe dashurinë tënde!

D. Gjergji

About Redaksia

Check Also

2024-a, viti i hajdutëve të rilindjes dhe SKY Ecc!

Nga Armand MAHO Në këtë “katundin” tonë të vogël dhe për vitin 2024 nuk ndryshoi asgjë. …

Leave a Reply