Reali tenton të marrë sulmuesin që po çmend Europën

Serhu Guirasi është “mbreti” i golave në deri në këtë pikë të “Top-5” ligave kryesore në kontinentin e vjetër, madje duke lënë pas edhe emra “të rëndë” si Erling Haland apo Kilien Mbape.

Sulmuesi i Shtutgartit numëron 10 gola pas 5 javësh, askush nuk ka bërë më mirë se ai, mesatarisht 2 gola për ndeshje.

“El Nacionale” e ka vendosur pykën e Guineas si lojtarin e momentit, teksa ka bërë për vete skuadrat elitare në Europë.

Konkretisht Real Madridi dhe Milani i janë vënë pas 27-vjeçarit, ndërsa nuk mbeten prapa as Mançester Junajtidi, Interi dhe Juventusi.

Guirasi ka kontratë me ekipin e Shtutgartit deri në verën e vitit 2026 dhe vlera në treg i shkon 14 milionë euro.

About Redaksia

Check Also

Futbollisti i Chelsit ndërpret pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube, zi për Diogo Jotën

Pedro Neto, bashkëlojtar i Diogo Jotës në Kombëtaren e Portugalisë dhe më parë te Wolves, …

Leave a Reply