Adriatik DOSTI
…Me fat e krenar qe u linda e u rrita ne Tirone…dhe mirenjohes deri ne frymen time te fundit qytet – kryeqytetit qe me beri ky qe jam sot…qe me beri burre, baba…shok, mik, vella …patriot, nacionalist, antikomunist e demokrat…qytet – kryeqytetit ku jetova, qava e qesha per 41 vjet me radhe…Tirones ku linden femijet e mij…Tirones ku aq dhimbshem percolla per ne banesen e fundit njerezit e mij te zemres…e ku kam varret e te pareve te mij.
…Por qe te jesh a te quhesh tironas duhet me pas ene nje lloj Pasaporte me vehte e disi te vecante…sepse ne fund te fundit tironc le e nuk bohesh dot…sic thoshte aq bukur e mencurisht bejtexhiu popullor i qytetit tim Sefer Daja…katunar o tru parur …sikur t’ndrojsh ene 7 lekure …qytetar nuk bohesh kurre !
Une po i shkruaj Tirones sime …sikurse cdo kush eshte i lire ti shkruaj po njesoj me respekt e mirenjohje qytetit te vet ku ka lindur, eshte rritur e burreruar…pra me kete dua te them se nderi me qene tironc nuk eshte asesi as fyerje e as perbuzje per ata qe s’jon tironca …por thjesht fat e mirenjohje per qytetin qe na dha aq shume e qe duhet ti jemi mirenjohes deri ne frymen tone te fundit.
…Qe te jesh tironc …flas me se shumti per tironcit e 1920 -1990… se pari duhet te kesh lindur ne Tirone e ne Maternitetin ngjitur me stacionin e trenit …ndertuar prej Mbretit Zog.
Qe te jesh tironc duhet te kesh patur nje Mon a Carac n’avlline tate a ne oborr …nje pus e nje budall ne fis per me prish syun e keq …ene sigurisht …shtepi private me se shumti e me qerpic…ene halen n’oborr.
Duhet te kesh pi uje Selite e duhet ti kesh hyp e zbrit Dajtit me kom kush sa here.
Duhet ta kesh pi nje Kave …tek Sahati, Kursali…nje got birre tek Trekonci e 1 Maji……e duhet ti mbajsh mend mire fort fare …se ku kane qene , Tymi, Derri , Vjosa, Peza e Morri…hotel Dajti…Arbona ,Internacionali , Hotel – restorant Donika…15 kateshi , Arberia etj.
Duhet te kesh lujt njehere ne baste sportive …aty ke cepi i Pallatit te Kultures …ne kryqezimin me rrugen e Dibres…e nuk mund te harrosh dot Shallvaret plot histori sportive e qytetare.
Qe te jesh tironc duhet te kesh kaluar me qindra e mijera here ne rrugen e Kavajes, te Durresit, te Elbasanit, te Dibres e vecanerisht ne rrugen mitike te saj …Fortuzi.
Qe te jesh tironc duhet me pas varret e njerezve te tu te shtrenjte te familjes e te fisit o n’Sharre o n’Tufine.
Qe te jesh tironc duhet ti kesh bo bythet kallo duke nejt ke bordurat e kafe ”Gjinokastres”..tek bordurat perballe ish komitetit Ekzekutiv…tek bordurat e Broduejit ne rrugen e Dibres…perballe hotel Dajtit…por edhe tek stoli para sheshit te galerise se Arteve ne krah te shtatores se sovjetikut Lenin.
Qe te jesh tironc duhet ta kesh sha nga nona kush sa here bolshevikun kriminel Stalin sa here qe kaloje para monumentit te tij …fillimisht ne qender aty ku prej mbi 50 vjetesh sot ndodhet Heroi yne kombetar Skenderbeu e me pas aty ku qe …balle per balle me Leninin derisa i erdhi ora e zhdukjes prej Tirones sone.
Qe te jesh tironc duhet ta kesh admiruar Prefektin e saj Qazim bej Mulletin e ti kesh urryer e perbuzur ata qe aq poshtersisht e neveritshem e vune ne loje e ne komedi ate e familjen e tij…
Qe te jesh tironc duhet me do e mos ta kesh ndjekur e dashur me gjithe shpirt skuadren e futbollit Bardhe e Blu …qysh prej 1920 kur u kriju e me Selmon Stermosin ne krye…e deri me sot…e ne vecanti Tironen e Lym Alles e te seleksionerit me te madh shqiptar Xhavit Demneri……me Jar Tafaijn , S.Halilin, G.Kasmin, F.Frasherin , P.Dhalesin…Mon Memen, Li Memen, Ben Celen…Bukovikun, Bixhin, Xuxin…Ner Hyken, B.Ishken, N. Xhacken… etj…e me pas ene Tit Dibren…Mond Gezdarin, Gut Tafajn, Ninen, Millanin, Hajri Frasherin e plot te tjere.
Sikurse edhe Tironen e Ver Shehut …me te pa perseriteshmit Minga, Kola, Muca, S.Mema…Tushja, Bedriu, Mireli, Tit Ramadoni, Nard Liti, Ner Hodja, Arjan Bimo, Nesti, Jar Sharra , Mim Mersini , Tos Daja, P. Beliun, Ad Rucin e deri tek Alimehmeti , B.Nallboni…Fortuzi , Ad Memen, A. Tafajin e c’vijne ne brezin e tyre e me pas.
E ku ka tironc te mos jete ndjere krenar prej tifozerise unikale bardhe e blu…
Qe te jesh tironc duhet ti kujtosh e mbash mend mire fatorinot e autobuzave qe bertisnin …deri ke banga…deri ke fusha Ali Demi…nuk shkojme ne Porcelan…hajde Unaza…Tirona e Re…Sauku…i etj…
Qe te jesh tironc s’mund ta heqesh dot kurre nga kujtesa linjen Kinostudio – Kombinat …sa here jemi shtyre ne autobuzat e saj e jemi ngjeshur si Sardele …por edhe sa here hajdutet e xhepave na kane rrujt dhe e kemi mare vesh vetem kur kemi zbritur.
Qe te jesh tironc duhet patjeter ti kesh hyp ene Sates per n’Laprak e Sauk…e te kesh bo nje dore gallate me bashekeudhetaret e tu ne keto linja.
Qe te jesh tironc duhet te kesh lujt te pakten njehere futboll tek fusha e zeze tek Treni…tek ajo e 21 -shit…tek shkolla 11 janari…n’Ali Dem…a tek Pallati i Pionereve…tek mehalla e dibronve etj…
Qe te jesh tironc duhet ti mbash mend mire Vibertat, Skodat, Karosat…Ikaruset…Fizarmonikat e Shkodres e deri kur erdhe Saviemi francez.
Qe te jesh tironc duhet ti mbash mend mire varret e komunisteve Qemal Stafa, Alqi Kondi, Nako Spiro e Gogo Nushi …ne mes te Tirones deri ne fillim te viteve 70 … ( cfare makabriteti ) …ne krah te djathte te shtatores se Leninit e ne Lulishten para Galerise se Arteve qe u ndertua me vone ..
Qe te jesh tironc duhet ti kesh provuar pa tjeter omelsinat e hallvat por edhe mollet me sheqer te Gegave – dibrone …sikuse paninet me qofte me pak rigon e piper te kuq…apo ene Simitet me Salep…byreket 8 leksh…ashuret, sultjashin…revanine, bakllavane e kadaifin… sheqer paret …e deri tek Pitet e fameshme e te pa perseriteshme.
Qe te jesh tironc duhet patjeter te kesh honger nje akullore [ nganjehere perzjere edhe me boze] me tas metalik tek Flora apo edhe te kesh pire nje Ponc a Fernet siper tek Bar- Kafeja e Pallatit te Kultures.
Qe te jesh tironc duhet ti kesh hyp trenit qysh heret ne mengjes…me pantofla e kanatjere e me buk me vete per ta kalu te djelen e nje vere te nxehte ne Plazhin e Durresit…e ne mbremje te ktheheshe deri edhe hipur mbi ”catine” e trenit.
Qe te jesh tironc nuk mund te harrosh dot Parkun e Xha Tonit…ku sa e sa here duartrokitem vajzat e djemte tane te basketbollit e te volejbollit.
Qe te jesh tironc duhet pa tjeter te kesh shkuar mire fort biles me Dibronet e ardhur ne Tirone…te cileve ju hapem dyert e zemrat…e qe jane te vetmit deri me sot qe u jane mirenjohes zemre Tirones e tironcve.
Qe te jesh tironc duhet ta kesh njohur se s’ben … Shabon Qosen unikal…….Sefer Dajen hazer – xhevap……Li Pazarin e Bicikletave…Lizen e Qymyrit…Lymin e Tutit…Maqo Pelivanin…Ver Llapen, Tit Xhanin, Vasil Gugen… Gezim palluqen qe rrinte ke Gjykata e ke Funerali…Haxhi Plasen, Qamushin e 21 …Samon…Dragushin, Gezim kulufin… Sacin e Rruga – Ures…..por edhe Xakun e Pazarit te ri…hamallin legjendar te Tirones sone…
Apo te kesh rastisur ne autobuzin e Kombinatit me Sanije Vathin qe te merrte erzin e s’ te bojte hic per burre…
Qe te jesh Tironc duhet te jesh lare qofte edhe njehere te vetme tek Zadrat e Liqenit Artificial…e duhet te kesh kaluar para Liceut apo edhe Gardes …me te dashuren tende ne krah …se s’kishe vend tjeter se ku te veje per te bere pak dashuri …ne kohe te Koleres.
Qe te jesh tironc se paku duhet te ksh ”gjujt per femna” kush sa here o tek Petro Nini…Qemal Stafa…Ismail Qemali, S.Frasheri apo edhe gjimnazi Partizani.
Qe te jesh tironc duhet ti kesh bere kepucet cope – cope n’xhiro t’madhe ne cdo mbremje te fund javes.
Qe te jesh tironc duhet te kesh lotuar kur degjoje ato kenge te pa vdekshme te Fitnete Rexhes…e me pas edhe te Xon e Hafsa Zyberit e deri tek Merita Halili e Artjola Toska.
Qe te jesh tironc duhet me dijte fort mire historine e Xhamise se Et’hem Beut…sikurse historine e Sahatit te modh dhe kontributin e Tufinsve…apo edhe te kesh degjuar plot histori per themeluesin e Tirones sone Mustaf Pash Bargjinin….e deri tek konget e pa vdekshme te Muharrem Gurres, te Liut t’Nushit… e te Kasem Hallulit ..e Rik Bunecit.
Qe te jesh tironc nuk ve asnje gjo tjeter para Fergeses tironce e Taves se dheut…apo ene Byrekut me spinoq…dhe Paces me pilaf per mjes.
…Qe te jesh tirons duhet me dijte se ku bin Linza, Surreli, Shkoza, Vaqarri, Mulleti, Shengjergji, Priska, Baldushku, Preza, Arbona, Peza, Lundra, Farka …Bathorja e Paskuqoni…Krraba etj..
Qe te jesh tirons duhet patjeter te jesh la njehere n’Erzen…tek ura e Peshkatarit apo tek Pellgu i Rabijes…apo edhe tek liqeni i Farkes…e Ura e Brarit…
Duhet te kesh pi njehere Kave …tek kafja e Rremes apo e Xhafes.
…E duhet te kesh shku me se paku njehere tek Dervish Hatixheja apo edhe tek Ceni i Lakut …apo edhe te jesh vizituar njehere tek Doc. Arqileja…
Duhet te kesh shkuar njehere ne Cirkun e Telat Agollit…ne Estraden e Skender Sallakut e ne Theatrin e Reshat Arbanes me shoke e shoqe.
Qe te jesh tironc te pakten duhet te kesh qene ne shpirt e ne gjak Antikomunist…etj etj…dhe Partizonin e Dinamon te mos i honepsje dot kurre se perfaqesonin pikerisht ate shtet – pushtet te kuqalasheve qe e moren ne qafe ate ven e ate popull.
S’ka tironc te mos kete kalu qindra here mbi Uren e Tabakve…e s’ka tironc te mos i dije permendesh emrat e …Kinostudios, oxhakut, shkolles se bashkume, bregut te Lumit, politeknikumit, Shallvares, Zogut te Zi, 21 – shit…parkut te autobuzave, Restorant Durresit, Tirones se Re, Rrugices se comve, Pazarit te ri, rruges Bardhyl, Mehalles se Dibronve, Ali Demin, Kombinatin , Lapraken, Saukun, stacionin e trenit…etj etj.
Ehuuu sa ka akoma per te plotesuar Pasaporten e te qenit tironc…une keto qe kujtova i pashe te aresyeshme ti bej publike e t’ja u kujtoj e rikujtoj bashkeqytetareve te mij ne 41 vitet e jetes sime ne Tirone [ pasi qe prej vitit 2000 jetoj familjarisht ne USA – jo se desha dhe ika por me detyruan kerrmat e politikes se ndyre antishqiptare qe vazhdojme ti kemi mbi krye qe prej 1944 e ne vazhdim].
…Pa sharje e fyerje …pa rracizem brenda gjakut tone te perbashket si shqiptare …ju ftoj tani juve qe me komentet tuaja ti shprehni kujtimet, nderin e respektin Tirones sone …natyrisht me mallin e nostalgjine qe ajo meriton.
Le t’ket bota mrekullina…le t’jet vesh ene me AR …fort nga shpirti e zemra thrrita …ti Tiron ne vend te pare …keto vargje ja kam dedikuar Tirones tone e tironcve te mire ne librin tim poetik…Dritaren hapur mbaj..
Mall…sa mall per TY -Tirona jone !