Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama u vërsul me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Ai tha se, Rama nuk ngushëlloi familjen e policit të vrarë, por u shpall si Pashiqi i shekullit të 21.
“Edi Rama u vërsul me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes politike të Kosovës. Shpalli skenarë imagjinarë, Donbas, republika KFOR-i dhe çdo gjë tjetër që e urdhëronte padroni i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç. I shpalli ato në një kohë antihistorike, jashtë çdo konteksti. Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, veriu i Kosovës vërtetë kufizohet me Rusinë e vogël, por Rusia e vogël në veri të Kosovës, kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n dhe e provoi se ç’ndodhi këto ditë.
E provoi se ç’ndodhi këto sepse mendoi se me të vërtetë mund të krijonte konfliktin.
Po pse të mos e quante Pashiq, Edi Ramën, zoti Martin, në një kohë kur pas sulmit terrorist në ora 11:00, Edi Rama del e kërkon atë që kërkonte Vuçiçi dhe Sergei Lavrov, atë që kërkonte Daçiçi, konferencën ndërkombëtare për Kosovën.
Nuk përcolli si një monstër e vërtetë njerëzore, ngushëllime familjes për birin e vet të rëndë në krye të detyrës. Si ndiheni ju me të, krenarë apo të turpërurar. Përgjigja e kësaj pyetje varet, ndiheni shqiptar apo antishqiptar. Keni ju gjak shqiptar në deje, apo nuk keni. Unë besoj se keni, dhe nuk mund të jetë ndryshe.
Atëherë a nuk është ky një turp kombëtar, të shpallet kryeministri i Shqipërisë, si Pashiqi i shekullit të 21”, tha Berisha.
Check Also
Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë
Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …