Përgjonte me kamera telefonin e Berishës, Noka e largon

Një incident jo i zakontë është shënuar para disa minutash në Kuvend. Deputeti Flamur Noka ka larguar kamerën e një operatori i cili, sipas Nokës, po filmonte telefonat e deputetëve. Noka tha se, kamera ishte e fokusuar në telefonin e kreut të PD, Sali Berishës, i cili kishte hapur një video denoncuese në Ëhats App.

Në lidhje me veprimin e deputetit demokrat reagoi dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, e cila i tërhoqi vërejtje Nokës dhe tha se duhet treguar respekt ndaj medias së lirë.

Nga ana tjetër deputeti Noka u shpreh se është e turpshme të fimohen telefonat e deputetëve të parlamentit.

“Është turp që filmohen telefonat e deputetit”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Ka mungesë vullneti politik nga PS për të çuar përpara integrimin!

Deputetja e PD, Joroida Tabaku ka reaguar ne seancën e kuvendit duke hedhur akuza ndaj …

Leave a Reply