Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje sot studentëve në të gjithë Shqipërinë që të mbështesin protestën e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe të ngrihen kundër regjimit në fuqi, “regjimit të antivlerave” siç e ka cilësuar.
Berisha ka publikuar një video të protestës së studentëve të Mjekësisë në Tiranë që po vazhdon prej mëse një ore me këtë shënim.
Reagimi
Studentët e mjekësisë nuk ndalen!
Marshojnë në rrugët e Tiranës kundër vendimit antikushtetues të narko-qeverisë dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelmuara.
Të dashur miq, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës, duke i treguar qeverisë më anti- student, se ëndrrat, qëllimet dhe të drejtat e tyre nuk mund të shkelen me këmbë.
I bëj një thirrje të gjjthë studentëve të mbështesin kërkesat e drejta të studentëve të mjekësisë.
I bëj thirrje studentëve:
Mos u tërhiqni! Përballë keni një regjim të anti-vlerave, të ç’arsimit, të krimit dhe imoralitetit. Bëhuni lokomotiva e ndryshimit, mos u ndalni! #sb