Abramovich detyrohet të shesë Chelsean

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich po planifikon t’i shesë krejt pronat që i ka në Britaninë e Madhe.

Këtë e ka bërë të ditur miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss, të cilit i është dhënë mundësia që ta blejë klubin anglez, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Abramovich është sanksionuar në mënyrë të tmerrshme, derisa atij i është ndaluar futja dhe jetesa në Britaninë e Madhe.

Ai akuzohet për afërsi me presidentin tus, Vladimir Putin, të cilin e ka ndihmuar për ta arritur fuqinë globale që e ka sot.

Mediat britanike sigurojnë se Abramovich do të shesë gjithçka që ka në Britani sapo t’i arrijë një ofertë e kënaqshme.

86 vjeçari zviceran e ka pranuar se është i interesuar për ta blerë klubin nga “Stamford Bridge” nga Abramovich, por vetëm si pjesë të konsorsiumit.

55 vjeçari Abramovich e kishte blerë klubin anglez në vitin 2003 dhe nga ajo kohë, “Blues” janë bërë gjigantë të futbollit evropian.

Ai po ashtu po planifikon t’i shesë edhe pronat dhe villat që i ka në Londër, pra gjithçka që ka në patundshmëri.

Me këtë rast, miliarderi rus me pasaportë izraelite dëshiron të kryejë punë me Britaninë e Madhe, pasi ndien se është fyer me sanksionet që iu vënë atij.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply