Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër prokurores Mellonai! Ajo po mbron si vëllain e vet biologjik, Taulant Ballën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër prokurores Mellonai! Barisha tha se, ajo po mbron sivëllain e vet biologjik, Taulant Ballën.
“Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian.
E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani.
Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye.
E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit.
Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt.
Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën. Ky proces do vazhdojë, sigurisht”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …

Leave a Reply