Në përgjimet e SKY dhe EncroChat/ A do të merret nën hatim Ardi Veliu nga SPAK?

Ardi Veliu u ka raportuar sot vartësve të tij se nuk do të jetë më drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Veliu është shkarkuar nga detyra pas skandalit të përgjimeve të SKY dhe EncroChat.

Lajmin e konfirmoi edhe vetë Veliu, i cili deklaroi se: “Po, e dorëzova dorëheqjen, më në fund”.

Veliu e mbante postin e drejtuesit të AMP prej gati një viti.

Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.

About Redaksia

Check Also

Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Fation SEMANJAKU Anthony Blinken-in nuk e pyeta për sanksionet ndaj Doktor Berishës. Dihet tashmë kuzhina …

Leave a Reply