Nis vjedhja 4 milionë euro në Kryeministri

Katër milionë euro nga taksat tuaja do të kushtojë një instalacion, që do të vendoset në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë.

I mbiquajtur “kopështi i Parajsës”, përveç kostos së pajustifkuar, është edhe një tallje e hapur me shqiptarët.

Për kujtesë, ajo që Rama e quante “Pakoja e madhe” dhe do të ndahej mes 1 milionë shqiptarëve, ka nxjerrë nga arka e shtetit 8 milionë euro.

Për një kopësht që e sheh vetëm kryeministri dhe grupi i afërt i tij, rreth 20 vetë në ditë, janë derdhur 4 milionë euro.

E kemi thënë e stërthënë, se Edi Rama jeton në një botë paralele, ku nuk ka shqiptarë.

Kryeministri normal i një vendi normal nuk do të shpenzonte kurrë 4 milionë euro për një instalacion, një tekë të vetën, të cilën ai do ta fotografojë dhe postojë në rrjete sociale si Rilindje urbane.

Kryeministri normal i një vendi normal, nuk do ta luftonte inflacionin me një paketë 8 milionë euro dhe gjysmën e kësaj shume ta shpenzonte për pasditet e tij dhe të stafit, nën hijen e pemëve kacavjerrëse.

Kryeministri normal i një vendi normal, gjëja e fundit që bën janë shpenzimet e luksit, aq më shumë kur në 10 vitet e menaxhimit të shtetit, i ka ikur nga atdheu 1/3 e popullisë.

Kryeministri normal i një vendi normal, nuk e ndan shtetin me të njëjtët oligarkë, si ata, me të cilët bën rrugë, kopshte fëmijësh apo kopështe lulesh, sic e dëshmon edhe “Parajsa” që ka vendosur të bëjë në oborrin e tij, me Fushën e përhershëm, të abuzimeve të zakonshme.

Kryeministri normal i një vendi normal nuk e trajton arkën e shtetit, pasurinë e përbashkët të qytetarëve si konton e vet personale.

Kryeministri normal i një vendi normal, e ndërton shtetin nga brenda dhe nuk e vesh nga jashtë me lajle lulet e kotësisë.

Ky nuk është shtetndërtim, por mumifikim.

Shqipëria nuk mund t’i lihet më gjatë Edi Ramës.

Ai ka humbur në kopshtin e harlisur të lajthitjeve të veta.

Shqipërisë duhet t’i dalim zot, sepse ajo nuk është as e një partie dhe as e një njeriu, është e të gjithë shqiptarëve!

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply