Berisha: Betejë në të gjitha format, opozita do vijojë aksionin e saj politik të nisur në parlament

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PD, se do të vijojnë betejën kundër mazhorancës dhe qeverisë së Edi Ramës në çdo lloj forme.

Ai kujtoi se të premten mblidhet Këshilli Kombëtar. Pas kësaj, shtoi se do të diskutohet për veprimet, takimet dhe gjithçka që do të ndodhë. Berisha theksoi se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar dhe në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të qëndrojnë si opozitë fiktive në parlament.

“Kjo është një betejë kundër një diktature të instaluar, të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve, asgjësimin e opozitës. Opozita shqiptare ndodhet para, de facto, asgjësimit të saj në qoftë se do të vazhdonte siç erdhi. Dita e enjte në të cilën deputetët, të betuar, se nisin një betejë pa kthim, shënon një kthesë të madhe në përpjekjen e opozitës, në qëndresën e opozitës, në betejën e opozitës për rivendosjen e pluralizmit dhe rikthimin e votës së lirë në Shqipëri. Kur themi betejë pa kthim do përdorim çdo formë proteste sepse këtu ka një gjë, Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër, vetëm atë që kontrollon. Kur opozita që nuk kontrollohej prej tij i tregoi vendin ai vazhdoi në këto veprime, ndaj dhe këtu mos prisni ju që lëvizja jonë do të ndërpritet, apo beteja jonë do të ndërpritet”, u shpreh Berisha.

Pyetje: Si do të vazhdojë kjo betejë, në protesta. Çfarë diskutimesh keni bërë?

Sali Berisha: Kjo është një betejë kundër një diktature të bazuar në drogën, krimin e vjedhjen e shqiptarëve, asgjësimin e opozitës. Opozita shqiptare ndodhet para Defacto asgjësimit të saj nëse vazhdonte siç erdhi. Dita e enjte në të cilën deputetet të betuar të nisin betejën pa kthim, shënon një kthesë të madhe në përpjekjen e opozitës, në qëndresën e betejën e opozitës në vendosjen e pluralizmit dhe vendosjen e votës së lirë.  Kur themi betejë pa kthim, ju garantoj se do të jetë në çdo formë sepse këtu ka një gjë, Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër vetëm atë që kontrollon. Kur opozita që nuk kontrollohej prej tij i tregoi vendin, ai u hodh në këto veprime ndaj dhe këtu mos prisni që lëvizja apo beteja jonë të ndërpritet.

Pyetje: Kur do të dilni në bazë?

Sali Berisha: Ditën e premte, është Mbledhja e Këshillit kombëtar dhe pasi të mblidhet do të diskutohet për të gjitha.

Pyetje: Të hënën është seanca plenare a keni diskutuar se çarë do të bëni?

Sali Berisha: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëllimin tonë dhe nuk do të ndryshojë, Ne nuk pranojmë në mënyrë absolute që qëndrojmë opozitë fiktive në parlament.

Pyetje: Po me Ilir Metën?

Berisha: Kemi një koordinim, shumë të mirë.

About Redaksia

Check Also

Kalaja padit Veliajn në SPAK: Hetoni vizitën e kryebashkiakut në SHBA

Kryetarja e Gjykatës së Apelit në PD, avokatja Adriana Kalaja kallëzoi sot në SPAK kryebashkiakun …

Leave a Reply