Gjykata dhe SPAK shkelin Kushtetutën, vendim politik ndaj kryetarit të PD

Gjykata e Posaçme dhe SPAK vazhdojnë të shkelin Kushtetutën. Me një njoftim për mediat, GJKKO njofton se ka vendosur vazhdimin e masës së sigurimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pa kërkuar leje në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjyqtarja Irena Gjoka shprehet se, ka vendosur vazhdimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitej’ për kryedemokratin, Sali Berisha.

Sipas njoftimit të Gjykatës, dhe vendimit antikushtetues, kryetari i PD-së, Sali Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit në orën 10:00 para oficeri të policisë gjyqësore, Adelajda Metaj.

Njoftimi i GJKKO

– Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt ‘Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha’.

– Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati.

– Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje. Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

– Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av. Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

10 arsye pse Prrenjasi nuk duhet të bashkohet me Librazhdin

Nga Luçiano BOÇI 1. Prrenjasi ka masë të mjaftueshme demografike për të qenë bashki më …

Leave a Reply