Shifra rekord, 143 miliadë lekë nga paratë e shqiptarëve për koncesionet e Ramës në 2024

Kontrata e sterilizimit do të financohet me rreth 1,7 miliardë lekë. Vlera e saj është rritur në mënyrë sistematike që nga fillimi i aktivitetit me rreth 1,2 miliardë lekë në vit.

Rritje ka shënuar edhe kontrata e re e Laboratorit, për të cilën janë parashikuar financime me 1,85 miliardë lekë nga 1,75 miliardë lekë këtë vit. Vlera e saj është rritur me shpejtësi, pasi nga projeksionet në kontratën me qeverinë shqiptare parashikoheshin pagesa jo më shumë se 1,2 miliardë lekë në vit për këtë shërbim. Teksa fondet për qendrën spitalore “Nënë Tereza” nuk kanë ndryshuar në mënyrë domethënëse, kontratat PPP janë bërë gropa thithëse për fondet në shëndetësi.

Sipas Ministrisë së Financave, për vitin 2024, kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat koncesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të pritshme të vitit 2023, është rreth 29.8 miliardë lekë.

Për vitin 2024, pagesat vjetore neto që parashikohet të kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme për kontratat koncesionare/PPP, kapin vlerën rreth 14.3 miliardë lekë.

About Redaksia

Check Also

Skandali/Rama rishpall koncesionin 437 milionë euro për 17 kilometra rrugë, ose 26 milione euro/kilometri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin e …

Leave a Reply