Kryetari i PD Durrës, Dritan Burgija me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka denoncuar një tjetër vjedhje të qeverisë. Burgija shkruan se, çdo familje durrsake do paguajë nga tani, në faturën e ujit, 2 mijë lekë më shumë në muaj. Ndërsa çdo biznes do faturohet 330 lekë më shumë në këtë faturë, me justifikimin se do të përmirësohet cilësia e ujit.
Postimi
DORA E SHTETIT HYN EDHE MË THELLË NË XHEPAT TUAJ NGA SOT!
2mijë lekë më shumë do paguajë çdo familje durrësake në faturën mujore të ujit.
3mijë e 300 lekë më shumë çdo biznes
Justifikimi është se do të përmirësohet cilësia e ujit nga UKD. ÇFARË KA BËRË DERI SOT UKD?
Edhe sa do i paguajnë shqiptarët shtetit për institucionet më të korruptuara?
Kjo është thjeshtë dhe qartë GJOBVËNIE me ligj, në shtetin më të korruptuar në europë.
NXITIM I MADH PËR TA VENDOSUR NË REND DITE PËR KËTË JAVË, MIRATIM KËTË JAVË, VJEDHJE KËTË JAVË.