Nuk ka gardist që ndalon opozitën!

Në seancëne  sotme në Kuvend janë future punonjës të gardës të armatosur. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi tha se, aksionet në vijim të opozitës do të jepen ditë pas dite.

“Çdo protestë që bëhet për interes të qytetarëve do t’i bashkohem gjithmonë. Grupi ka diskutuar për aksionin politik në vijim brenda dhe jashtë Parlamentit. Ditë pas dite do të njiheni me aksionin politik”, tha ai pas mbledhjes së grupit.

Bardhi denoncoi faktin se ishte tentuar t’i ndalohej për të hyrë në zyrë.

“Pat një tentativë qesharake në mënyrë që hyra në zyrën time të punës në Kuvend. Nuk ka gardistë që ndalon opozitën të kërkoj të drejtat e veta kushtetuese. Iu ftoj të kërkoni edhe ju leje, të hyni në Kryesinë e Kuvendit, kati i dytë dhe i tretë i kësaj godine është mbushur me punonjës të Gardës së Republikës”, shtoi ai.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …

Leave a Reply