Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë dhe si pasojë ka humbur jetën një person. Sipas burimeve të policisë, 29-vjeçari Arjan Shahaj humbi jetën tragjikisht mesditën e sotme në një aksident rrugor në Unazën e Madhe në Tiranë, afërsi të Liqenit Artificial.
I riu duke udhëtuar me një automjet tip “MiniCooper” ngjyrë të kuqe me targa “AA069LM” është përplasur me automjeti që drejtohej nga shtetasi Y. R.
Më pas ai është përplasur fillimisht me pjesën metalike në të djathtë të rrugës, sapo nis ngjitja e mbikalimit dhe pastaj ka përfunduar deri te trafikndarësja.
Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë. Nga aksidenti mbeti i plagosur dhe një person tjetër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.